Mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve elementare, që janë detyrë e qeverive’ për t’i siguruar, ka detyruar banorët e malësive për t’u larguar drejt zonave fushore apo qyteteve, për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.
A mos ndoshta politika e mbrapshtë e disa dekadave, e ka pasur qëllim shpopullimin e malësive tona?!..
Pasi pasurive (mineralet, uji, pyjet etj) që të parët tanë i kanë ruajtur brez pas brezi, sot nuk u dihet destinacioni!…
E çka është më e turpshme, institucionet që mbahen me taksat e shqiptarëve, kthehen në instrumenta dhune për interesat e ngushta të një apo disa individëve!
Por kjo dhunë, nuk kursen as të moshuarit, që shtëpitë e tyre i kanë ndërtuar me mundë e sakrifica!
*Mirdita:Histori dhe Aktualitet