Aktualitet

A mund ta shpërndajë Meta Parlamentin? Juristi Ledio Braho për MAPO: Vendos Kushtetuesja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 20/02/20 |
mapo.al

Pas deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta kundër mazhorancës dhe thirrjes së qytetarëve në protestë në datën 2 mars pasdite, pikëpyetja që mbetet është nëse kreu i shtetit do ta shpërndajë Parlamentin apo jo. Paralajmërimin e tij Meta e bëri dy ditë më parë më datë 17 shkurt në një dalje televizive kur tha se “Parlamentin do e shpërndajë populli”, ndërsa dje më datë 19 shkurt paralajmëroi lëvizjen e radhës.


Por a mund ta shpërndajë Presidenti Ilir Meta parlamentin?



Juristi Ledio Braho në një prononcim për MAPO shprehet se kjo mbetet ende e paqartë pasi aktualisht nuk ka një Gjykatë Kushtetuese që ta gjykojë, nëse parlamenti duhet të shpërndahet apo jo.


Ledio Braho, avokat

Presidenti mund ta nxjerrë dekretin, por në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që jep verdiktin final kjo mbetet një situatë e paqartë. Pasi mund të ndodhë që mazhoranca ose dhe pjesa e opozitës që ka hyrë atje të vazhdojnë të shkojnë në Parlament. Pra është një situatë disi e paqartë, të cilën vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë”, thotë Braho.

Vetëm një ditë më parë, Presidenti thirri në takim liderin e opozitës Lulzim Basha. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ky institucion, është bërë me dije, se Meta e ka njohur Bashën me veprimet antikushtetuese dhe do përdorë çdo mjet për të parandaluar atë që ai e quan grusht shteti. Meta gjithashtu më datë 20 nëntor të vitit të shkuar ka zhvilluar dhe një takim me ish-kryeministrin Berisha, dhe ish-President përgjatë viteve ‘92-96. Pas këtij takimi Berisha u shpreh me tone të ashpra kur tha:

Absolutisht do ta kisha shpërndarë. Ky parlament në vlerësimin tim nuk mund të mblidhej kurrë në shtator pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse parlamenti është në thyerje flagrante të Kushtetutës. Këta narkotrafikantë nuk mund t’i servireshin shqiptarëve si parlament kur Kushtetuta e ka caktuar 140 deputetë. Unë s’mund të them sikur të kisha qenë se s’më lejohet, por ai parlament për mua e meritonte mbylljen, gozhdimin e dyerve që në shtatorin e vitit që shkoi”. 

LEXO EDHE: 

Enigmat e protestës së 2 marsit, a do e shpërndajë Meta parlamentin?


Etiketa: , ,

Pas