Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A mund të marrë Berisha pjesë në zgjedhjet e 6 marsit? Celibashi sqaron hapësirat ligjore

by us er1
24/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë, pas bojkotit të Lokaleve 2019, që i dha fitoren Partisë Socialiste (PS) në 60 bashki nga 61 në total, do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo ka shansin të synojë në mos fitoren në gjashtë bashki, të paktën në disa prej tyre. Këto zgjedhje kanë potencialin të jenë edhe një lakmus që pritet të tregojë se cili nga dy grupimet kundërshtare në PD gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit opozitar dhe qytetarëve: grupimi i drejtuar nga kryetari aktual Lulzim Basha apo ai i drejtuar nga ish-kryeministri, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), “për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri”.

KQZ nuk njohu grupimin e Berishës



Fillimi të shtunën (22.01) i procesit zgjedhor për lokalet e pjesshme të 6 marsit nuk plotësoi pritshmëritë e grupimit të mbështetësve të Berishës për t’u regjistruar si subjekt politik më vehte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ). KQZ nuk e njohu si të tillë këtë grupim. Në një konferencë për shtyp, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celiashi tha, se “subjekti/partia politike duhet të paraqesë në KQZ vërtetimin e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ku të ketë të dhëna të tilla si emri i subjektit politik, organet drejtuese dhe ato kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët, përfshirë edhe KQZ.”

Një vërtetim të tillë grupimi i mbështetësve të Berishës nuk e ka. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë nuk ka marrë ende vendimin e saj për regjistrimin e statutit të ri të PD të rithemeluar, ku përfshihet edhe shkarkimi i kryetarit Basha dhe gjithë lidershipit të PD zyrtare, të çuar në këtë Gjykatë nga „Komisioni i Rithemelimit të PD” të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021, i demokratëve, mbështetës të Berishës.

Grupimi pro Berisha nuk mund të ketë përfaqësues ligjorë në KQZ

Në vijim të mosnjohjes si subjekt politik dhe mos regjistrimit në KQZ, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi vendosi të mos e njohë juristin Ivi Kaso, të caktuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD, si përfaqësues ligjor të PD në KQZ, pas shkarkimit të tij nga posti i Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD, ngaqë mori pjesë në protestën e dhunshme të 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie, për të marrë lidershipin e saj. Në vend të tyre Celibashi legjitimoi emrat e juristëve të zgjedhur nga Basha si përfaqësuesi ligjor i PD.

Celibashi: Ligji zgjedhor, rëndësia e 1 përqind të listës zgjedhore

Pyetjes së DW: Nëse ka në këto kushte hapësira ligjore që grupimi i demokratëve, mbështetës të Berishës dhe elektorati pro tij të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kreu i KQZ-së, Celibashi i përgjigjet: Ligji zgjedhor ka hapësira që grupime, të cilat nuk mund të regjistrohen si subjekte politike më vete, të marrin pjesë në zgjedhje, në rastin konkret për kryetarë bashkie, me kandidatë që i propozojnë vetë zgjedhësit. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë një përqind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse, që kandidati të hyjë në garë”./DW

Tags: 6 marsSali Berishazgjedhjet lokale

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Këshillimi kombëtar, Rama porosi socialistëve: Pyetësorët të shpërndahen deri në 22 shkurt

Këshillimi kombëtar, Rama porosi socialistëve: Pyetësorët të shpërndahen deri në 22 shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In