Sipas një studimi të ri, drita e diellit në verë mund të vrasë 90% të koronavirusit, brenda 34 minutave.
Shkencëtarët e studimit të publikuar në gazetën Photochemistry and Photobiology, mendojnë se izolimi u ka bërë një dëm të madh njerëzve që nuk janë ekspozuar ndaj dritës së dilelit, që sipas tyre “çaktivizon” virusin.
Madje, rrezet UV po përdoren për sterilizimin e sipërfaqeve me të cilat njerëzit kanë kontrakt më shpesh, duke përfshirë edhe metrotë.
Ndërkohë shumë shkencëtarë të tjerë thonë se sasia e rrezeve UV që nevojiten për të vrarë koronavirusin, mund të jetë e pasigurt për shëndetin e njerëzve. Ata gjithashtu thonë se nxehtësia e verës mund të ngadalësojë, por jo të ndalojë përhapjen e virusit.
Edhe disa ekspertë kanë thënë për Daily Mail se studimi është interesant, por ka shumë pak mundësi që drita e diellit të na shpëtojë nga Covid-19.