Aktualitet

A mund të rikthehen masat shtrënguese? Flet zv/ministrja Mira Rakacolli





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 27/04/20 |
mapo.al

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, thotë se distancimi fizik është i domosdoshëm që të ruhet.


Duke iu përgjigjur disa pyetjeve pas raportimit të 10 rasteve të reja në orët e fundit, ajo tha se: “Nëse nuk do të kemi distancim, sëmundja do vazhdojë që të përhapet. Sëmundja nuk është larguar, vlerësimi se sa efikas ka qenë distancimi fizik, do të bëhet pas dy javësh, ku nëse do të ketë shtim të rasteve, mund të ketë kthim mbrapsht”.


Ajo nënvizoi po ashtu rëndësinë e masave të higjienës.


Më tej tha se kur do mbushen spitalet Covid 1 dhe Covid 2, më pas do kalohet në spitalet Covid 3 dhe 4.


Rakacolli shpjegoi edhe termin vatër të infeksionit duke thënë se: “Vatër cilësohet kur kemi dy persona të infektuar bashkë, që kanë lidhje epidemiologjike me njëri-tjetrin”.

LEXO EDHE: 

10 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 12 të tjerë shërohen


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas