Shëndeti

A mund të shkaktojnë kafshët një valë të dytë të koronavirusit?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 22/06/20 |
mapo.al

Sipas një shkrimi shkencor në “Lancet”, kafshët mund të bëhen një rezervuar koronavirusi dhe mund të shkaktojnë në një valë të dytë pandemie, edhe nëse Covid-19 zhduket nga njerëzit.


Studiuesit e University College London, thonë se duhet të ketë patjetër një përpjekje globale për monitorimin e shpërthimeve të mundshme të virusit në kafshë të ndryshme.


Nëse virusi bëhet diçka e zakonshme për kafshë që jetojnë pranë njerëzve, si kafshët shtëpiake, mund të shkaktojë një shpërthim tjetër.


Autorët kërkojnë të kryhen më shumë kërkime se cilat kafshë janë më të prekshme nga koronavirusi, në mënyrë që të parandalohet një valëm e dytë nga kafshët.


Bashkautorja, Prof. Joanne Santini tha se ka prova se disa kafshë mund ta marrin koronavirusin nga njerëzit dhe t’ua transmetojnë sërish atyre.

Nuk e dimë sa rrezik ka, duke qenë se është diçka së cilës nuk i është dhënë prioritet. Duhet të zhvillojmë strategji mbikëqyrjeje, në mënyrë që të sigurohemi që s’do të na kapë papritur ndonjë shpërthim i madh nga kafshët – gjë që do të vendosë në rrezik jo vetëm shëndetin e kafshëve, por edhe atë të njerëzve,” –është shprehur ajo.

Studimet thonë se Covid-19 e ka zanafillën nga një popullësi lakuriqësh nate në Kinë dhe kaloi në një specie të dytë kafshësh para se të kalonte te njerëzit.

Sipas studiuesve, nëse nuk kontrollohet, transmetimi i virusit te kafshët mund të jetë kërcënues në luftën ndaj pandemisë.

Burimi: Daily Mail


Etiketa: ,

Pas