Volvot njihen ndoshta si makinat më të sigurta në botë, por nuk ka qenë ky rasti i një automjeti në aeroportin e Londrës.
Makina e tij kishte një targë të çuditshme, E8OLA.
Në fakt në një moment tjetër kjo targë nuk do të çudiste askënd. Por duke qenë se aktualisht aeroporti i Londrës është nën masa të rrepta sigurie si pasojë e shumë udhëtarëve që po vijnë nga Afrika, ku virusi i Ebola-s po bën kërdinë, targa e kësaj makine ka frikësuar shumë persona.
Ebola është një virus, i cili është shumë i përhapur në shtetet afrikane dhe vendet europiane janë duke bërë kontrolle të rrepta që kjo sëmundje mos të zbarkojë edhe në kontinentin e vjetër.
Targa e kësaj makinë në fakt është e përbërë nga shkronja “E” dhe numri 8, i cili ka ngjashmëri më shkronjën “B”, duke formuar emrin e virusit famëkeq.
Megjithatë emri i rrezikshëm që mbante targa e kësaj Volvo-je, nuk ka mjaftuar për t’i liruar trafikun shoferit të saj.