Aktualitet

A po bëhet Newcastle ekipi qo do rivalizojë më të mëdhenjtë e Europës?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 27/05/20 |
mapo.al

Pasi u ble nga sheikët, Newcastle ka filluar bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, 28 vjeç, pasi Bayern Munich vendosi se nuk do të vazhdonte opisionin për të nënshkruar me yllin ndërkombëtar të Brazilit.


Klubi i Newcastle, i quajtuar ndryshe edhe si “Magpies”, një lloj zogu me ngjyrat bardh e zi, simbol i kësaj skuadre, ka identifikuar gjithashtu mesfushorin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, 28 vjeç, si një objektiv kryesor transferimi këtë verë. Ylli i kombëtares zvicerane ka luajtur vetëm 10 herë për Reds këtë sezon.


Arsenal dhe Tottenham po konkurrojnë për nënshkrimin me parametra zero të mesfushorit Chelsea brazilianit, Willian, 31 vjeç, i cili është jashtë kontratës nga Stamford Bridge këtë verë.


Burnley-it i janë bashkuar Leicester-it, Arsenal-it, Tottenham-it dhe West Ham-it në ndjekje të mesfushorit anglez të Liverpoolit Adam Lallana, 32.


Juventus ka hequr dorë nga përpjekja për të nënshkruar mesfushorin francez të Manchester United, Paul Pogba, 27 vjeç.

Manchester City është duke udhëhequr garën për të nënshkruar të riun e Ajaxit, Sontje Hansen, 18 vjeç, i cili fitoi çmimin e Këpucës së Artë në Kupën Botërore nën-17 vjeç verën e kaluar.

BBC


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas