Aktualitet

A po dështon edhe Parku Diellor i Karavastasë?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:40 - 24/07/20 |
Nga Klodian Tomorri

Në maj qeveria hapi ofertat e ankandit për ndërtimin e Parkut Diellor të Karavastasë. Bëhet fjalë për një investim 100 milionë euro, i cili parashikon ndërtimin e një centrali diellor me fuqi të instaluar 140 mega për prodhimin e energjisë elektrike, nga të cilat 70 mega i shiten shtetit dhe pjesa tjetër në treg të lirë.


Fituese në garë u shpall oferta e kompanisë Voltalia, e cila ofroi që gjysmën e energjisë së prodhuar t’ia shiste shtetit me çmimin surprizë 24.89 euro për mega.


Në fakt oferta e kompanisë Voltalia ishte me të vërtetë përtej pritshmërive. Me të drejtë, shumëkush e përgëzoi qeverinë kur u njoftua çmimi 24.89 euro, i cili është dy herë më i ulët se sa çmimi mesatar me të cilin Shqipëria e ble energjinë aktualisht. Por disa ekspertë më skeptikë paralajmëruan se djalli fshihet në detaje. Ndoshta këta të fundit nuk kanë qenë aq gabim.


Në dokumentat e tenderit përcaktohet shprehimisht se brenda 30 ditëve nga shpallja e ofertës fituese, Ministria e Energjisë dhe kompania duhet të lidhnin kontratën e koncesionit. Afati 30-ditor ishte data 25 qershor, por kontrata nuk u nënshkrua. Tani po kalojnë 60 ditë, por kontratë sërish nuk ka. A mos po shkon dhe centrali i Karavastasë drejt dështimit?


Nën zë flitet se kompania ka kërkuar favore dhe po negocion me Ministrinë e Energjisë. I vetëm, ky fakt ngre shumë dyshime.

Kontrata e koncesionit ka qenë standard dhe pjesë e dokumenteve të ankandit. Ndaj negocimi nuk ka sens. Çdo marrëveshje për të ndryshuar kontratën apo kushtet e shpallura në dokumentacionin e procesit konkurrues do të ishte ndryshim i kushteve pas garës dhe praktikisht do ta komprometonte totalisht procesin.

Pyetjet që shtrohen tani janë disa:

Pse nuk po nënshkruhet kontrata e Parkut Diellor të Karavastasë, pasi ka tejkaluar të gjitha afatet?

Çfarë favoresh po kërkohen kur të gjitha kushtet kanë qenë të përcaktuara qartë në garë?

Dhe në fund, a mos vallë ky është Sukses-Qameti i radhës?


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas