A është ftohur Berlini zyrtar me kryeministrin Edi Rama? Kjo pyetja shtrohet prej disa muajsh, ndërkohë që kryeministri Edi Rama po e viziton Gjermaninë vetëm për ekspozita personale.
Për Dojçe Velen, Edi Rama nuk po bën asnjë takim zyrtar, ndërsa për gazetat gjermane, mbetet i habitshëm fakti që Rama e ka mendjen tek ekspozitat, kur vendi po zien nga kriza politike.
Megjithatë, në ditën kur Lulzim Basha po viziton sërish Gjermaninë, Edi Rama bëri nga Kuvendi një deklaratë që ngjalli debat.
Ai tha se reforma zgjedhore është vënë kusht për integrimin nga miqtë e opozitës në Berlin.
“Nuk e kemi futur ne reformën zgjedhore si kusht për hapjen e negociatave. E kanë futur ata dhe miqtë e tyre në Berlin,” tha Rama.
Ndërkohë kryeministri po bën kohë që nuk del në vizita zyrtare jashtë vendit. Edhe në Itali nuk bëri asnjë takim zyrtar. Vizita e tij e fundit mbetet ajo në Arabinë Saudite.