Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Real Story” për situatën e rënduar nga pandemia e koronavirusit. Rama, referuar akuzave se nuk raportohen shifrat e sakta të viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi, deklaroi se kjo nuk është diçka që i përket qeverisë.
“Për fat të keq ka jo pak njerëz që flasin në hava dhe që merren me gjysmë informacione e gjysmë të vërteta gjatë gjithë kohës. Statistikat nuk i prodhon qeveria. Këtu jetojmë në një kohë shumë të keqe për t’u përballur me këtë mortje, se jetojmë në kohën kur faktet duhet të bëjnë luftë të madhe për të mbijetuar përballë shpifjeve.”-tha Rama.
Por, kreu i PD Lulzim Basha nga studio e emisionit ‘Opinion’ tha se po fshihet numri real i të vdekurve nga koronavirusi.
Basha tregoi dhe një raport zyrtar të cili tha se e ka siguruar nga morgu i QSUT-së, dhe i bëri thirrje prokurorisë të marrë evidenca të plota në këtë morg e ta vërtetojnë çfarë po ndodh.
Në dokumentin që kishte në dorë, Basha tha se janë viktimat me emër mbiemër që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi por qeveria i fsheh dhe nuk raporton numrin e vërtetë.
LEXO EDHE:
Dokumenti/ Basha: Rama gënjen për viktimat e koronavirusit, prokuroria të nisë hetimet