Deputeti socialist Erjon Braçe ka shprehur sërish sot kritika ndaj qeverisë. Përmes një postimi në Facebook, shkruan se 15 ditë larg nga eksporti masiv dhe po kaq larg nga nisja e sezonit turistik, rruga kombëtare Autostradë-Divjakë nuk ka as mirëmbajtje prej muajsh.
Postimi i plotë:
PUNA DHE ANTIPUNA!! Ne 20 maj, Divjaka e Sulzotaj nisin eksportin e shalqinit te tokes.
Ai i serave-i paket, ka nisur qe tani.
Pjepri gjithashtu po shkon ne eksport.
Prodhimi eshte i mbare, por duhet heret per cmimin me te mire!
Duhet te bejme sera!
Divjaka punon!
Por 15 dite larg nga eksporti masiv dhe, po kaq larg nga nisja e sezonit turistik, Rruga kombetare Autostrade-Divjake eshte ne kete gjendje.
Nuk ka as mirmbajtje prej muajsh. Teresisht ne kontrast me cfare eshte bere brenda ne Divjake.
Teresisht ne kontrast me cfare bejne njerezit cdo dite!
Kjo rruge nuk e mban dot më eksportin!
E verteta eshte kjo!