Revista e njohur amerikane, Forbes, ka publikuar një reportazh për Shqipërinë dhe veçanërisht për kryeministrin Edi Rama, në prag të rekomandimit për hapjen e negociatave.
Reportazhi i Shellie Karabell nis me mënyrën e pazakontë se si kryeministri Edi Rama shfaqet në zyrë.
Gazetarja thotë se nuk ka qenë detyrë e lehtë që Shqipëria të vijë deri në prag të hapjes së negociatave.
Rama është besimplotë se vendet e BE do e miratojnë nisjen e negociatave.
Ai krenohet me nisjen e vetingut në drejtësi.
Rama thotë se po punon në reformat e taksave dhe bankave.
Shkrimi ka vlerësime për reformat e qeverisë Rama, por bie në sy një fakt.
Edi Rama flet sërish për atë që e quan pjesa e tretë e jetës së tij.
E para ishte arti.
“Tani jam politikan. Mund të garoj për postin tim për gjithë jetën, por nuk dua që të bëj këtë gjë. Anëtarësimi në BE do të kërkojë më shumë kohë nga sa dua të kaloj në politikë,” pohon Rama.
Kurse gazetarja thekson se njerëzit mendojnë se kryebashkiaku karizmatik dhe multilingual i Tiranës, Erion Veliaj, do jetë ai që do e drejtojë vendin drejt Europës.
“Është interesant për të theksuar se rruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi si kryebashkiak i Tiranës,” shkruan gazetarja.
Për të ardhmen, Rama thotë se do që të bëjë diçka për fazën e tretë.
“Piktura, skulptura, industri, shijim, stil jete. Ndoshta diçka me gatimin. Dua të gatuaj”.