Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A po projektojnë gjermanët Kryeministrin e ri?

by mapo.al
31/05/2019
in Kryesore
5

Jo në kuptimin e emrit apo të individit. Gjermanët po tregojnë të dhënat, tiparet, karakteristikat e atij që duan të drejtojë vendin, një vend që rreket prej kaq kohësh të ecë në rrugën e integrimit, një proces i siziftë ku Berlini padyshim ka në dorë guidën.

Në deklaratat e fundit, por sidomos në atë që bënë dje drejtuesit e CDU-CSU, që ishte si një replikë ndaj rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave, gjermanët janë treguar shumë të qartë çfarë duan.

Ata duan një kryeministër që nuk iu shërben lidhjeve klanore, një shef qeverie që nuk është i kapur nga interesat, që nuk u bindet besnikërive partiake e politike, që është gati të bëjë sakrifica, të lëshojë njerëzit e tij qoftë edhe drejt burgut, nëse këtë e kërkon ligji, integrimi, standardi europian.

Jo më kot, deklarata e djeshme e CDU-CSU, (që për korrektesë thuhet grupi më i rëndësishëm politik në gjermani, por që në fakt, është poli më i fuqishëm në Europë), thotë se duhet një drejtësi që ndëshkon politikanët e korruptuar.

Ata shprehen të shqetësuar pse ende nuk ka një proces ligjor ndaj zyrtarëve, që në fillim të vitit rezultuan të përfshirë në blerje vote.

Këtu është thembra e Akilit. Zyrtarët e përfshirë në blerje vote, janë më të preferuarit e një kryeministri në vendin tonë. Ata janë më të devotshmit. Ata janë të fundit që shefi i madh do të shiste. Sepse, ata janë investuar ilegalisht dhe në mënyrë kriminale për të, për pushtetin e tij. Kanë sakrifikuar jo pak.

Këta rreshta janë shumë të qartë, për këdo që di të lexojë. Nuk dihet saktësisht, se kush është ai që do të plotësojë këto kritere. Ende nuk është e sigurt, a do të jetë ky Lulzim Basha. Por, është fare e qartë, se kryeministri që duan gjermanët, nuk është aktuali, nuk është Edi Rama.

Le të mos shtojmë këtu shtypin gjerman, që prej kohësh denoncon një regjim gangsterësh në Tiranë.

Kushdo qoftë kryeministri që po kërkojnë gjermanët, pra sipas kritereve e standardeve europiane, ai nuk do të jetë një njeri shumë i lumtur. Sipas udhërrëfyesit të Berlinit, udhëheqësi që kërkojnë ata për procesin e integrimit, do të kalojë nëpër një shteg të ngushtë e me dhimbje të mëdha. Nuk do jetë paradë, sfilatë suksesesh e lavdie. Do të jetë i detyruar të vendosë ligjin të parin, dhe të jetë i gatshëm të “tradhtojë”, miqtë, klanet, bashkëpunëtorët, oligarkët, dhe këdo që do të jetë klubi i tij partiak ose i interesave që e kanë ndihmuar të vijë në pushtet, në rastin më të parë që ata do të parakalojnë mbi ligjin.

Ky qëndrim i Berlinit, mund të tingëllojë i padrejtë, pasi për fat të keq nuk po ndëshkon qeverinë dhe elitat udhëheqëse, po nëse nuk hapen negociatat, po lë edhe një herë në vend numëro një popull që gjakon drejt Europës, më proeuropianin në botë. Por në afat të gjatë, sipas vizionit të Berlinit, nëse ne do të arrijmë të sjellim në krye një drejtues, një lidership, siç ata e kërkojnë, sipas recetës së vlerave europiane, atëherë ky do të ishte shërbimi më i madh që i bëhet Shqipërisë dhe do të ishte padyshim fundi i tranzicionit.

E megjithatë, është e padyshimtë se një lidership i tillë, një kryeministër i tillë, do të kishte më shumë gjasa, e më shumë humus, të prodhohej e të rritej, në një vend që është mbërthyer tashmë nga BE me çeljen e negociatave, se sa në një vend të lënë edhe një herë jashtë, çka krijon terrenin e mirë për lindjen e rritjen e satrapëve lindorë e autoritaristë që vjedhin e majmen dhe shtypin kundërshtarët.

Tags: Berlinigjermanëtkriza politikekryeministri i riopozita

JU SUGJEROJME

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
Kryesore

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre

19/05/2022
E djathta gjermane: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes
Kryesore

E djathta gjermane: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

19/05/2022
Alibeaj përgëzon SPAK për arrestimet: Koha, që pandëshkueshmëria të marrë fund!
Aktualitet

Alibeaj përgëzon SPAK për arrestimet: Koha, që pandëshkueshmëria të marrë fund!

19/05/2022
Retorika antishtet si promovim i vetëgjyqësisë dhe pandëshkueshmërisë
Aktualitet

Një President politik euroatlantist nga radhët e PD-së

19/05/2022
Next Post
Ben-Meir kryeministres serbe: Turp, gjithë bota i njeh shqiptarët

Ben-Meir kryeministres serbe: Turp, gjithë bota i njeh shqiptarët

Comments 5

  1. Ashim Zogu says:
    3 years ago

    Te krijohen organet e reja te drejtesise pa do ta shikoni ju kush eshte Edi Rama!

  2. Gezim says:
    3 years ago

    Berlini do te beje shume mire te gjeje nje KM te zote dhe te ndershem per Shqiperine. Po ai s’do te jete kurrsesi Sali Berisha dhe bytheci i tij Lulzim Basha! Akoma s’jeni bindur qe ata jane genjeshtare, hajdute dhe kriminele!?

  3. Muzikanti says:
    3 years ago

    Si mund te jete kryeministri Lul basha qe ka vrare 4 te pafajsheem ne mes te bulevardit,pra nje vrases??
    Si mund te mendoni se ai Lul basha qe ka nje historik per vjedhjen e 230 milion lekeve/euro, te rruges se kombit???
    Si mund te jete Lul basha nje vegel e dale nga “kursi” i Sali berishes nje vrasesi ,nje krimineli qe ka percare,djegyr shqiperine dhe vjedh e helm e shpif per cdo kunddershtar te tij??
    Shikoni arrogancen qe perdor ne mitingje,fjalorinn arrogant dhe brutal te nje diktatori???
    Jo.Jo kurre

  4. Bureto says:
    3 years ago

    Sistemi demokratik në gjithë komponentët e vet, presupizon që kryeministri zgjidhet nga populli, nëse ky i jep forcës politike që ai drejton, apo koalicioneve para apo pas zgjedhore, shumicën e mandateve parlamentare. Kështu veprohet kudo dhe është jashtë llogjikës që Gjermania apo Amerika të zgjedhin kryeministrin e ndonjë vendi, kësisoj as të Shqipërisë. Të tjerat janë spekullime.

  5. TIRONA says:
    3 years ago

    A doni sharlatane,qe lepihen ne cdo ane,qe percajne Vatane,kini sate duash tropojane !
    A doni ti vini zjarre ,gjithe botes mbare? Merrni nja dy lool-jane ! Aj ,dru me pre !

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
  • Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk do ta shohim kurrë më
  • Rusët vazhdojnë të sulmojnë në Donetsk
  • Ronela Hajati ndan një ‘sekret’ me fansat e saj
  • A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In