Prej disa kohësh në rrjetet sociale po shtrohet pyetja se kur do nisë fluturimet Air Albania, që duhej të merrte jetë në fundit të vitit të shkuar.
Kryeministri Edi Rama ka ‘qetësuar’ njerëzit, duke postuar një foto nga Stambolli.
“Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij. Së shpejti,” shkruan Rama.
Air Albania do të fluturojë fillimisht për në Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Sarajeve dhe Zagreb.
Më pas do fluturohet edhe drejt Evropës perëndimore.