Saturday, February 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet? Flet sizmiologu Edmond Dushi

by mapo.al
30/07/2019
in Aktualitet, Kronika
0

Greqia është përfshirë nga lëkundje sizmike që në disa raste kanë qenë edhe të forta, si ato 3.9 dhe 4.2 të shkallës Rihter, që tronditën zonën bregdetare të Zakynthos dhe Athinën. Sizmiologët grekë kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje, ndërkohë që Ballkani dhe vendi ynë janë të prirur të preken nga tërmetet.

Sizmiologu Edmond Dushi thotë se bazuar në analizën statistikore të katalogut të tërmeteve të ndodhur në Shqipëri dhe në kufij me të, 2020 e në vazhdim pritet të jetë një periudhë më aktive. Ai shpjegon se zona me karakteristika të tilla gjeologo-tektonike preken nga tërmete të forta.



“Shqipëria dhe Ballkani në tërësi është e prirur të preket nga tërmete. Më e rrezikuar është zona greke e harkut të Egjeut, ku pllakat tektonike i nënfuten dhe mbihipin njëra-tjetrës. Këtu vërehet edhe aktivitet vullkanik. Kam parasysh rajonin e prekur rishtaz nga tërmetet në Greqi. Tërmeti i Athinës 5.1 ishte më i dobët nga ai që preku jugun e Shqipërisë, aktiviteti i të cilit vazhdon edhe sot. Natyrisht që edhe tërmeti i Athinës do vazhdojë të ndiqet nga tërmete të tjerë. Mos të harrojmë që Greqia çdo vit goditet nga një tërmet mbi 6 Richter”, shpjegon profesor Dushi.

Por a është Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet? Profesor Edmond Dushi shpjegon dhe zonat sizmogjene, ku spikasin zona jonike, adriatike dhe bregdetai dalmat ku respektivisht priten magnituda të rendit 7.0 dhe 7.2. Gjithashtu dhe zona Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Ohër-Korçë me magnitudë 6.9 dhe 6.8 Richter.

“Ndërkohe, gjithë territori i Shqipërisë ndahet nga studiuesit sizmolog në disa zona sizmogjene. Pra zona me karakteristika të tilla gjeologo-tektonike që të preken nga tërmete të fortë. Këtu spikasin zona Jonike, Adriatike dhe e bregdetit Dalmat, ku respektivisht priten magnituda të rendit 7.0 dhe 7.2 përkatësisht. Gjithashtu zona Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Ohër-Korçë me magnituda 6.9 dhe 6.8 Richter. Pra, me pak fjalë, këto vlera janë potenciali maksimal sizmik i pritshëm për territorin tonë, të cilat kushtëzohem nga shtrirja volumore e thyerjeve tektonike autoktone që maksimalisht kanë gjatësi të kufizuara të rendit nga disa dhjetra, deri maksimumi 50 km në disa raste.

Statistikisht, janë vrojtuar nga tërmetet e monitoruar që nga vitet 1900 e këtej, për tërmetet më të mëdhenj se 6 Richter, që ka një periodicitet midis periudhave me aktivitet të lartë sizmik dhe të ulët. Ky periodicitet përfshin periudhat me kohështrirje 13, 22 dhe 30 vjet. Ja po marrim 30 vjet…periudhat me aktivitet të ulët variojnë mesatarisht 43 vjet. Pra, do të thotë që pas tërmetit të ‘67 dhe atij të ‘79, që çliruan një energji të konsiderueshme sizmike për rajonin, 2020 e në vazhdim, pritet të jetë një periudhë më aktive. Kjo do të thotë që tërmete do ketë, por se ku, kur dhe sa të fuqishëm do jenë, kjo nuk mund të thuhet. Nuk është arritur në ndonjë konkluzion që të tejkalohen kufizimet nga vlerat e përshkruara më sipër”, sqaron profesor Dushi.

Kujtojmë që rajoni i Korçës është ende në aktivitet të lartë sizmik, ndërkohë që tërmeti i pak kohëve më parë la pa shtëpi banorë të fshatit Floq./tirananews.al/

Tags: Edmond DushiShqipëritermetet

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Masakra e Brazilit/ Dalin pamjet horror me koka njerëzish

Masakra e Brazilit/ Dalin pamjet horror me koka njerëzish

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In