Nga Vaughan Bell, The Atlantic
Shtëpia e Southwyck në Londrën e Jugut është një bllok banesash aq frikësuese saqë shpesh ngatërrohet me një burg. I njohur në nivel lokal si blloku i barrierave të Brixton-it, ajo ka një pamje jashtme të zymtë me tulla dhe beton, që në kuptimin e parë të fjalës zmadhohet kur ju afroheni drejt saj, duke dhënë përshtypjen se njerëz të padukshëm po ju vëzhgojnë përmes dritareve të rralla drejtkëndëshe.
Ajo u ndërtua si një projekt për streha sociale, i planifikuar për të mbrojtur banorët e tij nga zhurma e një “autostrade fantazmë”, që kishte për qëllim të shtrihej nga Blackheath në Battersea. Rruga nuk u ndërtua kurrë për shkak të grindjeve të vogla politike, por ndërtesa tani qëndron si një barrikadë shtatëkatëshe kundër trafikut të saj iluzionist.
Nëse nuk jeni mësuar me strukturën e brendshme të qytetit, blloku me siguri mund të ndihet i pavend. Por këtu, tjetërsimi urban mund të shkojë më thellë se thjesht ana arkitekturore. Zona u zbulua se kishte shkallën më të lartë të skizofrenisë së diagnostikuar në një studim të gjerë të Londrës Jugore, madje edhe kur krahasohej me lagjet afër saj.
Hulumtimi, që zbuloi këtë ndryshim të habitshëm, u drejtua nga epidemiologu James Kirkbride, tani në ‘University College London’. Puna e Kirkbride është vetëm një, në më shumë se një shekull studimesh që kanë gjetur ritme më të larta psikoze në qytete dhe që kanë nxitur një debat intensiv mbi atë nëse – për ta vënë atë në termat e saj origjinal – “qytetet shkaktojnë çmenduri” ose nëse ato të prekur nga ‘çmenduria’ thjesht kanë tendencë të përfundojnë në qytete.
Lidhja midis psikozës dhe jetesës së qytetit ishte parë nga psikiatrët amerikanë në fillim të viteve 1900, të cilët zbuluan se pacientët e azilit kishin më shumë gjasa të vinin nga zonat urbane. Ky raport u rizbulua në mënyrë sporadike gjatë gjithë shekullit që pasoi derisa hulumtuesit e verifikuan relacionin nga vitet 1990 e tutje me studime sistematike dhe statistikore që testuan njerëzit në komunitet si dhe në klinika.
Një studim veçanërisht i zgjeruar, duke përdorur të dhënat shëndetësore për pothuajse të gjithë popullsinë e Danimarkës, zbuloi se rreziku i diagnostikimit me skizofreni u rrit me shifra të vogla, por proporcionale, me kohën që njerëzit shpenzonin duke jetuar në mjedise urbane.
Për shumë ekspertë, kjo siguron prova se qytetet janë përgjithësisht të këqija për shëndetin tonë mendor – diçka që ngjason me një besim të fortë kulturor që lidh botën natyrore me qetësinë. Mund të duket se mendimi praktik që të jetosh në një lagje të rrënuar, të brendshme të qytetit, do të zhvishte në mirëqenien tënde psikologjike. Por këtu është vendi ku klisheja kulturore prishet, sepse efekti është çuditërisht selektiv.
Të dhënat tregojnë se mjediset urbane në mënyrë të besueshme rrisin shanset për t’u diagnostikuar me skizofreninë ose me përvoja të ngjashme si paranojë dhe haluçinacione. Ky nuk është rast i problemeve të tjera të shëndetit mendor të shkaktuara kryesisht, për shembull, nga depresioni ose paqëndrueshmëria e humorit. Nëse do të ishte një efekt i përgjithshëm mbi mirëqenien, do të prisni që shanset për t’u diagnostikuar me ndonjë problem të shëndetit mendor të rriten në një shkallë të barabartë, por nuk është kështu.
Ka arsye të forta për të menduar se jetesa e qytetit mund të jetë shkaku i disa prej këtyre problemeve. Dy anë negative të mëdha psikologjike të jetës së qytetit, izolimi social dhe kërcënimi social, tashmë janë studiuar mirë në shëndetin mendor. Ata janë faktorë rreziku për një sërë vështirësish psikologjike, por kanë qenë veçanërisht të lidhura me keqkuptimet dhe paranojën. Dhe për njerëzit që tashmë po përjetojnë deluzione paranojake, ekziston dëshmi e mirë se mjediset urbane përforcojnë ankthin, rrisin intensitetin e haluçinimeve dhe dobësojnë vetëbesimin.
Por asnjë nga këto nuk dëshmon përfundimisht se qytetet shkaktojnë skizofreninë dhe disa argumentojnë se shigjeta e rastësisë aktualisht shkon në kahun tjetër. Njerëzit me psikozë, thotë shpjegimi alternativ, kanë më shumë gjasa të përfundojnë duke jetuar në lagjet e varfra të qytetit – diçka për herë të parë e etiketuar në hipotezën e “devijimit social”.
Fillimisht, ky ishte një stereotip i thjeshtë i dikujt që goditi ‘fundin e shkëmbit’ për shkak të efekteve paaftësuese të psikozës. Por ne e dimë se kjo nuk mund të shpjegojë atë që shohim në studimet moderne sepse koha e kaluar në qytet është e lidhur edhe me mundësinë tuaj të ardhshme për zhvillimin e këtyre përvojave. Një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga Joanne Newbury në ‘King’s College’ në Londër e gjeti këtë efekt edhe tek fëmijët, të cilët nuk kanë shumë pak kohë që kanë ardhur në jetë.
Një rezultat më me nuance, është se faktorët e njëjtë që rrisin mundësinë tuaj për t’u diagnostikuar me skizofreninë, gjithashtu rrisin shanset tuaj për të përfunduar duke jetuar në një zonë urbane të privuar. Varfëria dhe neglizhimi mund të jenë kandidatët e dukshëm, por një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga epidemiologu i Universitetit të Oksfordit, Amir Sariaslan, duke përdorur më shumë se dy milionë kartela shëndetësore suedeze, sugjeron se efekti mund të shpjegohet më mirë nga rreziqet e përbashkëta gjenetike, të cilat mund të jenë të zakonshme në të gjithë familjen.
Ideja që gjenetika mund të ndikojë në diçka kaq komplekse sa gjetja e një shtëpie mund të duket kundër intuitës, por Sariaslan shpjegon se ajo kuptohet më mirë në aspektin e kufizimit të zgjedhjeve të jetës në vend që të ndikojë në marrjen e vendimeve. “Të jetosh në një lagje të varfër në moshë madhore reflekton pjesërisht arritjet akademike dhe pozicionin e tregut të punës, të cilat në anën tjetër ndikohen shumë nga aftësitë njohëse, impulsiviteti dhe tiparet e personalitetit”, thotë ai, “të gjitha të cilat janë gjetur të jenë të moderuara në mënyrë të konsiderueshme trashëgueshëm”.
Kirkbride e mirëpret studimin, por paralajmëron kundër një shpjegimi të vetëm gjenetik për rrezikun e lartë të psikozës në komunitetet më urbane dhe më të varfra. Ai shton se edhe nëse faktorët gjenetikë janë të përfshirë në formësimin e vendit ku jetojnë njerëzit, “vetëm përmes përmirësimit të mjedisit tonë shoqëror, ne mund të zvogëlojmë barrën shtesë të shëndetit mendor dhe të thyejmë ciklin e disavantazheve socioekonomike të përballura shpesh nga familjet që jetojnë në lagje të tilla mbi breza të njëpasnjëshëm”.
Për ata prej nesh që jetojnë në qytete, shkaku i efektit të psikozës urbane mbetet i qetë dhe i pakonfirmuar, por interesi shkencor ka pasoja më të gjera. Des Fitzgerald, një sociolog në Universitetin ‘Cardiff’, i cili studion ndikimin social të neuroshkencës, ka përshkruar se si kjo pyetje shkencore po i motivon kërkuesit të punojnë në të gjithë kufijtë disiplinorë me një intensitet rrallë të parë më ndonjëherë. Shkencëtarët socialë po i kthehen biologjisë për të kuptuar ndikimin e qyteteve, dhe neurobiologët po bëhen tani të interesuar në neuroshkencën e mjedisit urban.
Fitzgerald thekson se si studimi i qytetit është duke i shtyrë kërkuesit psikiatrik të mendojnë më gjerësisht për ato që janë shumë të zakonshme si faktorë mjedisorë. “Ju thjesht nuk mund të flisni për jetën shoqërore pa pasur nevojë të kontabilizoni pasurinë e saj, kompleksitetin e saj, konkurset e saj, paqartësinë e saj”, thotë Fitzgerald. “Nëse do të ketë një pikë takimi kudo”, thotë ai, “mendoj se është atje”.
*Përktheu: Shaqir Sulaj
TE HYSH NE BOTEN E NJERIU NE MUND TA KUPTOSH MUND TE MENDOSH SHUME GJERA ,JETET E VESHTIRA NE KOHERAT E VESHTIRA ,DHE TE KUPTOSH RRACEN , TE KUPTOSH RRETHANAT E VESHTIRA ,DHE MENTALITETET E FEVE TE NDRYSHME .DUHET INTELIGJENC ME STUDIM NJERZOR TE KUPTUSHEM PER CDO NIVEL QE MUND TE KAPERCEJNE NJERZIMI SITUATEN ME RESPEKTE