Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht të këtij viti.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar, të cilin e lindi në Spanjë ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj.
Aktorja nuk e ka zbuluar ende portretin e vogëlushit, megjithatë nuk i ka kursyer postimet pranë tij në rrjetet sociale.
Dje, ajo ka publikuar një foto me të birin në krahë dhe ka treguar edhe një herë se “çmendet” nga dashuria për të.
“A ta ha më mirë?”- janë fjalët e saj krahas postimit, duke na bërë kaq shumë kuriozë për portretin e Amarit!
Mesa duket këto janë ditët më të lumtura për Gixharin, gëzimi i së cilës është shtuar pafund.