Blog

A thu shqepove Ministër?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 10/10/20 |
Nga Zef Zefi

Ministri i Brendshëm në RTSH, midis të tjerash foli shumë për peshkun dhe peshkimin policor. Suksesin e këtij aktiviteti policor kryesisht në ujrat e huaja…






Në misionin Los Blancos shpjegoi, se policia shqiptare midis 10 shteteve të tjera ka pasur rol propocional. Një proporcional që nuk shpjegohet qartë dhe lejon lexime të ndryshme. Lexime të cilat në përgjithësi u komentuan mediatikisht edhe nga jo-kendvështrimi i Ministrit.


Nga ana tjetër metafora e faunës lënë nga ish ambasadori amerikan të cilin e përcollëm pa asnjë “cironkë” në qese, vijoi si sintagma kryesore e gjithë autointerrogimit ministror.







Por kur u kthye në “ujërat tona” dhe filloi të flasë për “peshkarexhat” e policimit shqiptar, mbasi recitoi bukurisht pjesën propagandistike të “peshkamadhit”, diku çedoi:




Dhe pikërisht tek konstatimi se (këtu në Shqipërinë ramiste aktuale, shen.im) “…po hiqen nga puna zyrtarë që nuk janë në gjendje të justifikojnë 10 milionë lekë të vjetra e jo për miliona Euro…”



Ky konstatim do të ishte madhështor, nëse do të tregonte se në Shqipërinë virtuale të Peshkamadhit, rilindja i ka reduktuar peshqit” në 10 milionësha, dmth 8-9 mijë €.

Por?! …nëse Ministri ka guxuar të fusë pa leje në ligjërimin televiziv, logjikën e jo-ministrit, dmth atë të “kanarit pleqnuer” që çuditërisht pajtohet me konkretësinë që e prekin 99% e shqiptarve, shqepimi e bën konstatimin nga madhështor, të ububushëm. Dhe sidomos po përkoi siç gjasat e thonë, me analizat e opozitës armike, konstatimi bëhet i hatashëm.

Duke njohur pozitën “i cikë delikate,” të Ministrit tonë në raport me frymën e lartë ri-lindore e zgjedhë-ore, gjithçka mbetet në dorë të interpretëve pas monitorit te distopisë orwelliane të “big-peshkamadhit”

Minister, është kartmonedhë e keqe përdorimi i logjikës jo ministrore, në portofolin e qeverive virtuale, a thu shqepove?

1


Etiketa: ,

Pas