Kryesore

A u bë kjo foto shkak për arrestimin e Julian Assange?






               Publikuar në : 20:20 - 14/04/19 |
mapo.al

Themeluesi i WikiLeaks, faqes që dikur tronditi jo vetëm politikën amerikane, u arrestua para pak ditësh brenda në ambasadën ekuadoriane në Londër. Prej asaj dite, Julian Assange është kthyer në qendër të vëmendjes së medias botërore. Australiani druhet se mund të ekstradohet në SHBA, ku rrezikon një dënim të fortë, madje spekulohet se edhe me vdekje.


Por përse erdhi pikërisht në këtë moment arrestimi i tij? Ekuadori vendosi t’i heqë të drejtën e azilit politik Assange. Disa media shkruajnë se vendimi erdhi pasi një faqe publikoi disa materiale për presidentin e Ekuadorit, Lenin Moreno. Ky i fundit shihet duke shijuar pushimet luksoze nëpër Europë, teksa vendi i tij është duke kaluar një periudhë të vështirë ekonomike, shoqëruar me masa shtrënguese.

LEXO EDHE:

Nuk do e besoni sa ka kushtuar azili i Assange

Në një foto që ka rrjedhë në internet, shihet Moreno teksa shijon karavidhet në krevat. Moreno ka akuzuar themeluesin e WikiLeaks se pas këtij publikimi qëndron ai.

Julian Assange qëndroi për shtatë vite në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Në fund, kur marrëdhëniet mes tij dhe ambasadës u tensionuan ndjeshëm, në media dolën informacione për jetën që bënte Assange aty brenda. Në përgjithësi thuhej se ai nuk kujdesej shumë për higjienën personale, madje kishte arritur derisa aty sa të lyente muret me jashtëqitje.

E përditshmja spanjolle, El Pais ka publikuar një video ku shihet Assange si adoleshent, teksa bën skejtbord brenda ambasadës.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas