Aktualitet

Abazoviç dënon deklaratën e ministrit malazez: Në Srebrenicë pati gjenocid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 30/03/21 |
mapo.al

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar ashpër deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposaviç, lidhur me masakrën e Srebrenicës.






Pyetjes nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, Leposaviç iu përgjigj duke thënë se nuk mund të njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri”.


Leposaviç u shpreh se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.







Pas reagimit të Bashkimit Evropian, ka reaguar edhe Abazoviç përmes një shkrimi në Twitter.




Ai ka thënë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, e se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.



Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviç.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas