Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilët e uruan për detyrën e re.
Abazoviç publikoi një kolazh me fotografitë e liderëve botërorë e rajonalë të cilët e uruan.
Abazoviç premtoi marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje.
“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, shkroi ai.
Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi më 28 prill.