Aktualitet

Abazoviç me Bashën në selinë blu: Të punojmë për të mirën e dy vendeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:05 - 16/07/21 |
mapo.al

Pasi priti në selinë blu zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kanë diskutuar në lidhje me demokracinë, politikat rajonale dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Basha e cilësoi Abazoviç një etalon të guximit për të vënë politikën në shërbim të qytetarëve.






“Sot kam një kënaqësi unike të pres zv/kryeministrit të parë shqiptar të fqinjit tonë. Karriera e tij ka një përvojë të gjatë studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin dhe Europën. Është një kënaqësi e veçantë sepse interesi i PD dhe i imi për fqinjin dhe bashkëkombasit tanë atje ka qenë dhe mbetet permanent.


Zbulova se përkushtimi i Abazovic bën diferencën. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia, politikat rajonale, zhvillimi ekonomik i vendeve. Ndaj dua t’i uroj edhe personalisht në këtë vizitë sukses në misionin e tij sfidues si një etalon i guximit për të vënë politikën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Basha.







Ndërsa Abazoviç deklaroi se duhet të merremi me gjëra konkrete dhe jo punë koti, duke ulur tensionet për të punuar për të mirën e të dy vendeve.



“Tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi por edhe në emrin tim personal. Sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë dhe jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së Malit të Zi që bëj vizitë zyrtare në Tiranë. Lideri i opozitës sot më ka mirëpritur.

Lexo edhe :  Basha e përjashtoi, Berisha: Interesat e tij, ka disa vite që nuk shkon në SHBA


Kemi biseduar gjëra konkrete. Ekziston një mungesë e traditës demokratike në këto treva dhe të gjithë së bashku duhet të shkojmë në drejtim të ndryshimit të formave që kanë qenë ekzistuese deri tani. Të mos jemi në disfavor për vlerat. Ka ardhur koha për një frymë të re europiane në të gjitha trevat tona. Detyra jonë është, nuk ka lidhje nëse jemi në Mal të Zi apo në shtet tjetër. Të bëjmë maksimumin të fusim pak më shumë etikë në jetën politike.

Që të bëhen gjërat konkrete dhe të mos merremi me punë koti, mos të ngremë elektricitet në shoqëri qoftë brenda shteteve apo mes disa shteteve. Unë do të mundohem të jap kontribut më të lartë në të ardhmen. Jam i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë. Ka mbetur vetëm një vizitë te Ulqinakët e mi në Durrës. Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin, presidentin. Sezoni turistik ishte nisur shumë suksesshëm. T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve’, tha ai.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas