Gazetari Enton Abilekaj e vuri në pozitë të vështirë Taulant Ballën në emisionin Open sot, duke e detyruar të lërë studion.
Abilekaj iu drejtua Ballës duke i thënë se ai është përgjegjës për ngjarjen e rëndë sot në Elbasan, ku nga përplasja ngeli një person i vrarë dhe 4 të plagosur.
Gazetari i tha Ballës se ti i ke dërguar njerëzit për të blerë vota dhe e akuzoi se ai po nxit konfliktin dhe vëllavrasjen.
Abilekaj më tej u shpreh se ka një orkestrim nga Rama kudo për blerje vote, dhe policia dhe prokuroria nuk po bën asgjë.