Kryesore

Abramoviç në Itali, takim urgjent me Juventusin






               Publikuar në : 08:14 - 28/07/18 |
mapo.al

Roman Abramovich është parë këtë të premte në Portofino, me jahtin e tij gjigant.


Shumë pranë Nisës, aty ku këtë të shtunë do luhet Çelsi-Interdhe me shumë gjasa do flitet edhe për merkato.



Sipas gazetarit italian Alfredo Pedula, në Nisë do të shkojë edhe drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratiçi, pavarësisht se askush nga kampi bardhezi nuk ka konfirmuar.

Juve Çelsi duhet të nisin bisedimet serioze dhe vendimtare, fillimisht per qendërmbrojtësin Rugani, më pas Higuain. Klubi anglez ka gati 55 milionë euro për Ruganin, më shumë është e pamundur, ndërsa për Higuainin diskutimi është i ndërlikuar, sepse në valle është edhe Milani, që shpreson të mbyllë që këtë fundjavë operacionin gjigant qr do kthejë Bonuçin në Torino me Kaldaran dhe Higuainin në Milano.

Nëse Çelsi merr Higuainin, Milani do merrte Alvaro Moratan, i cili është i panevojshëm në Londër. Gjithçka me urgjencë, në Angli këtë vit merkatoja mbyllet që më 9 gusht, raporton Sport Ekspres.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas