fbpx

Aktualitet

Abuzime me legalizimet në Durrës, Gjykata merr vendimin për zyrtarët






               Publikuar në : 17:48 - 14/08/19 |
mapo.al

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Arben Isakun, zv. drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës i cili akuzohet se është përfshirë në një skemë abuzive të dhënies së legalizimeve në qytetin bregdetar.


Seanca për masën ndaj Isakut është zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure pa praninë e mediave. Ka qenë organi i akuzës i përfaqësuar nga Sokol Nishani i cili ka kërkuar këtë masë sigurie e cila më pas është pranuar nga gjyqtarja Dhurata Bilo. Isaku në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin lëshuar leje legalizimi me dokumente të falsifikuara për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.



Ndaj tij Prokuroria kishte nxjerrë një urdhër arresti por një ditë më pas Isaku u vetëdorëzua në polici. E njëjta masë u dha edhe për specialistin Flavio Rexha i cili u dorëzua dje së bashku me eprorin e tij Isaku. Aktualisht Isaku aktualisht mban postin e sekretari organizativ i PS në qytetin e Durrësit.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas