Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një konferencë për shtyp në lidhje me vendimmarrjen e politikës monetare. Sejko tha se gjatë 2021 pritet të ketë rritje të ekonomisë dhe për pasojë do të ketë kthim të inflacionit në objektiv në 2022. Sekjo tha se rritja ekonomike pritet të rritet me 5.3 %.
“Ekonomia pritet të rritet në këtë vit që do sjellë rritje punësimi dhe të pagave, për pasojë do të kemi edhe kthim të inflacionit në objektiv në 2022. Norma mesatare e inflacionit ishte 1.9% në prill dhe maj dhe u ndikua nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës.
Aktiviteti ekonomik është drejt rikuperimit në 2 tremujorët e parë të vitit. Ka rritje investimesh, shpenzimesh dhe zgjerim të eksportit. Rritja ekonomike për 2021 pritet të jetë 5.3% sipas vlerësimit të BSH”, tha Sejko.
I pyetur se kur do të hyjë në fuqi vendosja e tavanit për kredinë konsumatore, Sejko tha se brenda vitit vendoset tavani dhe hyn në fuqi në 2022. Ky tavan i kredisë konsumatore, tha Sejko do të rregullojë tregun.
“Banka ka shqyrtuar ankesat e qytetarëve për normat e larta të interesit nga institucionet, jo banka. Për të rregulluar tregun BSH po përgatitet për të bëre një rregullim për të shmangur abuzimet. Puna analizuese do mbyllet brenda këtij viti dhe do hyjë në fuqi në vitin që vjen”, tha Sejko.
LEXO EDHE:
Guvernatori i BSH: Ekonomia drejt rikuperimit, sfidat e së ardhmes