Në fjalën e saj sot në Kuvend, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, duke iu referuar rastit të 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës, tha se Ministria e Arsimit nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit.
“As sot, as dje dhe as kurrë Ministria e Arsimit nuk do të prononcohet në rastet individuale të abuzimit, se kjo do të sillte identifikimin e tyre, do të flasim për fenomeni, do marrim masa ndëshkuese, do kujdesemi për fëmijën. Ndërprisni daljen në media me informacion që i identifikojnë ato. OJF-të janë në dijeni për rastet që denoncohen, por informacionet nuk shkojnë tek organet e policisë. Hetim për OJF që paguhen nga buxheti i shteti për mbrojtën e fëmijëve”, tha ajo.
Shahini theksoi se do të nisë një hetim ndaj OJF-ve që paguhen me taksat e shtetit, pasi sipas saj kanë qenë në dijeni të rasteve, por nuk kanë raportuar në organet kompetente.
Shahini tha se nga janari 2019 ka pasur mbi 11 raste të abuzimit të fëmijëve nga familjarët. Duke qenë në të gjitha këto raste abuzuesit kanë qenë persona të afërt, ka qenë shumë i vështirë identifikimi i këtyre rasteve.
“Për rastet kur abuzuesi kanë qenë në familje, janë marrë masa ndëshkimore nga organet e drejtësisë. Kodi Penal është i qartë, por është e qartë që kjo nuk mjafton. Abuzimi po ndodh në një kontest të një patriakalizmi të thellë ku gratë dhe vajzat objektifikohen. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht në rrugë në punë apo në shkollë, me qëllim të të ofenduar dhe përkundër faktit që ngacmimi seksual është i dënueshëm deri në 7 vite burg, prapë kjo praktikë vijon nga burrat dhe mosraportimin nga gratë.
Urdhi i psikologjut të japë informacione për trajtimin e psikologëve, u kemi dërguar bashkive kritereve që duhet të plotësojnë rojet dhe sanitaret. Stafi duhet të jetë me integritet. Kemi kërkuar nga AMA që të marrë masa që kishte zbadhur dëshmitë e të miturit, AMA duhet të vendosë gjoba, jo të bëjë deklarata. Arsyeja pse nuk ka denoncime është se do përfundojnë detaje identifikuese në TV. Do dyfishojmë numrin e psikologëve dhe të nisim një fushatë për të drejtat dhe tyre dhe se si mbrohen me ligj, nëse duam të parandalojmë abuzimin duhet që secili nga ne të ndryshojë shoqërinë”, – tha ministrja e Arsimit, Besa Shahini.