Tuesday, May 24, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Abuzimi me pronat në Radhimë, në gjyq biznesmeni dhe ish-drejtuesja e hipotekës

by mapo.al
29/01/2021
in Aktualitet, Kronika
0

Ish-drejtuesja e hipotekës së Vlorës, Blerina Brahimi (Dhrami) dhe një biznesmen nga qyteti i Vlorës, Aleksandër Lagji, janë marrë të pandehur nga prokuroria e Vlorës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe Falsifikimit të dokumentave.

Dosja penale me ish-zyrtaren e hipotekës së Vlorës tashmë i është përcjellë gjykatës për shqyrtim, dhe pritet që në ditët në vijim të nisë përballja ligjore.

Vendimi për dërgimin në gjyq të kësaj dosje, është marë në 28 dhjetor 2020 nga gjyqtari Albert Spiro, i cili ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për kalimin në gjyq të çështjes ndaj ish-zyrtares së hipotekës dhe biznesmenit, Aleksandër Lagji. Dhrami nuk është hera e parë që meret e pandehur dhe dënohet nga gjykata e Vlorës, për abuzimet me pronat në qytetit bregdetar.

Gjatë hetimit të këtyre dy personazheve, prokuroria e Vlorës, ka zbuluar dhe vendosur në dhjetor të 2019 sekuestron ndaj një sipërfaqe toke, prej 22 mijë e 880 metra katror në Rradhimë, e cila ka një vlerë financiare prej 2.3 milion euro. Sipas hetimeve të kryera rezulton se personi nën hetim, Aleksandër Lagji, përdor një sërë mekanizmash kontraktuale, duke firmosur nëpërmjet familjarëve të tij, si nënës dhe vëllait, dhe më pas arrin të përfitojë me letra sipërfaqe të tëra toke në bregun e detit.

Një skemë të tillë, si në rastin e zaptimit të tokës dhe më pas shitjen e saj, Lagji e ka kryer edhe në një territor tjetër në Rradhimë, ku për këtë çështje është marrë i pandehur dhe dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Apelit Vlorë. Rezulton se shitja e sipërfaqes tokësore 22.880 m2 nga Aleksandër Lagji, është kryer duke përdorur emrin e nënës së tij M.Lagji.

Shitja është kryer tek Agim Islamaj dhe sipas kontratës noteriale vlera e çmimit është 56 milion lekë të vjetra. Mirëpo nga verifikimet që janë kryer në Këshillin e Qarkut Vlorë, rezulton se në listën e marrjes së tokës në pronësi në fshatin Rradhimë, nga babai i Aleksandërit, Meto Lagji, ky i fundit ka përfituar në vitin 1991, një sipërfaqe toke prej 5000 m2 tokë arë në vendin e quajtur Dhimosel, në Rradhimë të Vlorës.

Mandej janë verifikuar me imtësi një sërë dokumentesh të tjera, ku nga konstatimi i një dokumenti që dyshohet i falsifikuar, me nr.2190 dhe pa datë, “Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi” në emër të Meto Lagjit, rezulton se ky i fundit ka përfituar nga Komisioni i Tokës në fshatin Rradhimë një sipërfaqe prej 28 mijë e 990 metra katror tokë arë në vendin e quajtur Dhimosel.

Lidhur me mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie prej 22 mijë e 880 m2 dhe shitjen e saj tek personat e tretë, prokuroria e Vlorës ka marrë në pyetje nënën e Aleksandër Lagjit, e cila ka deklaruar se nuk dinte se në çfarë rrethana ishte regjistruar prona në prokurorinë e Vlorës.

Ndërkohë tre ditë pas nxjerrjes së kartelës së pasurisë nga hipoteka Vlorë, në datën 28 mars 2013, Aleksandër Lagji ka filluar shitjen e pasurisë fillimisht tek Agim Islamaj, të cilit ia ka shitur sipërfaqen prej 22.880 m2, kundrejt një shume prej 56 milion lekë të vjetra.

Mandej Islamaj ka vijuar shitjen tek persona të tjerë ku ka firmosur 8 kontrata të tjera me blerësit, mes të cilëve edhe një avokati të njohur në Tiranë.

Tags: abuzimiAleksandër LagjiBlerina BrahimiPronat në Radhimë

JU SUGJEROJME

Aktualitet

Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion

24/05/2022
Foto/ Mbërrijnë në Durrës 100 tifozët e parë të Romës
Aktualitet

Foto/ Mbërrijnë në Durrës 100 tifozët e parë të Romës

24/05/2022
Yuri Kim flet për zgjedhjet e 25 prillit: Ishin të mira, por jo perfekte
Aktualitet

Yuri Kim flet për zgjedhjet e 25 prillit: Ishin të mira, por jo perfekte

24/05/2022
A ka lidhje me Shqipërinë Anthony Albanese, kryeministri i ardhshëm i Australisë?
Bota

Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh si unë

24/05/2022
Next Post
Kosovë/ Vendos Gjykata Supreme, Albin Kurti jashtë zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kosovë/ Vendos Gjykata Supreme, Albin Kurti jashtë zgjedhjeve të 14 shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion
  • Foto/ Mbërrijnë në Durrës 100 tifozët e parë të Romës
  • Yuri Kim flet për zgjedhjet e 25 prillit: Ishin të mira, por jo perfekte
  • Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh si unë
  • Aksidentohet një tjetër autobus i Unazës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In