Tenderi i Uniformave të Policisë për të cilin autoritetet po ushtrojnë kontroll në zyrat e Ministrinë e Brendshme, ku deri më tani ka arrestuar 8 zyrtarë dhe 1 në “arrest shtëpie”, është kallëzuar penalisht në SPAK nga Grupi Parlamentar “Demokrat” një vit më parë.
Bëhet fjalë për tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin Grupi Parlamentar “Demokrat” theksonte në atë kohë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive. Për këtë, ata shpreheshin se Lleshaj duhej të ndiqej nga SPAK.
Në letrën e Grupit Parlamentar, Lleshaj akuzohej për;
“Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244;
“Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
“Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
“Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.
Ky tender kap vlerën 27 milionë euro. Zyrtarët akuzohen për rreth 5 vepra penale. Abuzimet me këtë tender kanë shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin por është shkelur edhe barazia në tendera.
Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar është edhe emri i një zyrtari të lartë në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, Drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara.
Urdhër arrestet për;
Edlira Naqellari
Kreshnik Bejkaj
Ani Omuri
Klevis Hasani
Anisa Bogdani
Flutura Çekrezi
Fatmir Demneri
Gëzim Mingaj
Mariglen Buzali
Një prej tyre këtyre nuk është ndaluar ende.
LEXO EDHE:
Tenderi i Uniformave të Policisë – 8 zyrtarët e arrestuar në Ministrinë e Brendshme