Kronika

Abuzimi seksual me shoqen e klasës, Apeli lë në burg 7 adoleshentët e Kavajës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 19/02/19 |
mapo.al

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg 7 adoleshentët e moshës 14-15 vjeç që abuzuan seksualisht me shoqen e tyre të klasës në shkollën “Rilindja” në Kavajë.


Apeli konfirmoi masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë “arrest me burg” duke mos pranuar ankimimin e avokatëve për lirimin e 7 djemve që për që 4 muaj kryen marrëdhënie seksuale duke kërcënuar e shtantazhuar të miturën.



Historia e tmerrshme kishte nisur në tetor 2018 por u zbulua në fund të janarit 2019. Ngjarja e rëndë u denoncua publikisht nga Sali Berisha në facebook. 14 vjeçarja kishte nisur një lidhje dashurie me një shok të klasës dhe si “dhuratë” për ditëlindjen e tij në tetor, kishin kryer aktin e parë seksual.


Një shok i klasës i ka filmuar dhe më pas ka vazhduar një histori e gjatë shantazhi e presioni. Videoja shpërndahej dorë më dorë tek djemte e klasës dhe duke i bërë presion se videon do ta bënin publike abuzuan njëri pas tjetrit me 14-vjeçaren.

Historia u bë edhe objekt i përplasjes politike pasi opozita akuzoi policinë, prokurorinë dhe drejtorinë e arsimit se kanë abuzuar me detyrën duke mos e trajtuar me përparësi këtë rast të rëndë abuzimi seksual. Mazhoranca u mbrojt se policia ka reaguar në kohë, ndërsa nuk u mjaftua me kaq por dërgoi Elisa Spiropalin në shtëpinë e të miturës duke bërë publik me zë dhe figurë prindërit e të miturës. Ky veprim i ministers është kritikuar shumë nga gazetarë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Pasi Spiropali shkeli rëndë një nga të drejtat themelore ruajtjen e indetitetit të personit të përdhunuar. /Mapo.al/ 

Lexo edhe:

Drama e viktimës seksuale në Kavajë, Hazizaj: Ngjarja nuk u raportua, vizita e Spiropalit duhej të kishte tjetër qëllim


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas