Aktualitet

Abuzoi seksualisht me ish-të dashurën – Arrestohet 30 vjeçari në Tiranë (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 11/01/21 |
mapo.al

Tiranë – Një 30-vjeçar është vendosur në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht ish-të dashurën 20-vjeçare.






Mapo mëson se bëhet fjalë për Ledjon Spahiu, i cili mban edhe identitetin Besmir Kurtdeda, nga Peshkopia.


I  riu i ka shkuar dje në banesë ish partneres, të identifikuar si O.M, dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike, e po ashtu ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.







Rasti në fjalë është denoncuar në Polici nga vetë e dhunuara, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.



Ndaj 30-vjeçarit rëndojnë tashmë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.



Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Tiranë/ Kamioni përplas për vdekje 51-vjeçarin me biçikletë

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas