Një rast i rëndë është shënuar pak ditë më parë në Krujë, ku disa të rinj kanë abuzuar me një 17-vjeçare.
Sot Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për katër të arrestuarit. Jepet masa “Burg pa afat” për Eduard Çangun, Fatjon Lekën, Arbis Shimën, ndërsa në arrest shtëpie është lënë Leonard Stafa.
Eduard Çangu dhe Fatjon Leka janë nën hetim për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Arbis Shima dhe Leonard Stafa për kryerjen e veprave penale “Prodhim, Shitje e Lëndeve narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Seanca e sotme filloi me vonesë për shkak të mungesës së psikologes pasi njëri nga të arrestuarit është 17 vjeç.
Ndërsa Ameldi Merlika është vetëdorëzuar sot në Sarandë. Në kërkim është Alket Brata, 23 vjeç.