Teknologji

Acer prezanton laptopin e ri, një ndër më të lehtët në treg






               Publikuar në : 20:00 - 31/01/19 |
mapo.al

Ashtu siç ka bërë vitin e kaluar, kompania e njohur tajvaneze, Acer, zbuloi disa ditë më parë laptopin e ri Swift 7 në panairin CES 2019. Laptopi i ri është shumë i lehtë, peshon vetëm 890 gramë. Kompania thotë se ky është njëri nga laptopët me peshë më të lehtë në treg.


Më e veçanta te Swift 7 është se ai vjen me sipërfaqen e ekranit prej 92 për qind, që nënkupton se skajet e tij janë më të holla për dallim nga prodhimet e viteve të kaluara. Me ekranin prej 14-inç FHD, ai është me të vërtetë një laptop që duket se ka një trup të një laptopi 13-inçësh.

Procesori që Acer Swift 7 përdorë është Intel Core i7-8500Y, një procesor 5W i dizajnuar për kompjuterët personal, shkruan neowin. Po ashtu, laptopi i ri vjen edhe me 16 GB (LPDDR3) RAM memorie dhe 512 GB memorie të brendshme, si dhe ofron mbështetje për teknologjinë “Thunderbolt 3” e cila përdoret për të transferuar të dhënat me shpejtësi deri në 40Gbps.

Gjithashtu, Swift 7 do të jetë në dispozicion nga muaji maj në Amerikën Veriore, duke filluar me çmim prej 1,699 dollarë; në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nga muaji prill me çmim prej 1,799 euro; si dhe në Kinë po ashtu nga muaji prill e me çmim prej 14,999 yen (1,916 euro).


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas