Dita e sotme ka qenë një ditë e tensionuar në selinë zyrtare të Partisë Demokratike.
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në mbledhje me kryesinë, ish Kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, i emëruar në kuvendin e 11 dhjetorit, kanë hyrë në selinë zyrtare të partisë.
Pavarësisht kësaj, mbledhja e kryesisë me Lulzim Bashën ka vijuar normalisht dhe mes dy kampeve nuk ka patur asnjë përballje.
Zoti Sali Berisha organizoi një konferencë shtypi në selinë zyrtare të partisë, pasqyruar gjërësisht nga MAPO.
Në dalje nga selia,pas konferencës, Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar se ka persona, banditë, të armatosur në selinë e Partisë Demokratike dhe për përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë.
Në përgjigje të këtij komenti apo akuze, të cilën më pas edhe e tërhoqën, duke e zëvendësuar me akuzën për hyrje në zyrën e forumit rinor dhe përvetësim të gjërave personale, Flutura Açka ka publikuar në faqen e saj një foto dhe koment:
“Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate
Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”
Më parë Flutura Açka është shprehur se këto që po ndodhin sot më kujtojnë ’97-ën, janë orë tragjike për shqiptarët.
Nuk ka asgjë më të trishtueshme se të shohësh se nga selia e PD vijnë pamje të demokratë-përplasjes -vijon ajo…
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=275448724636998&id=100065156184435