ShowBizz

Adele apo Campbell, kush do ja fitojë zëmrën reperit të njohur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 06/10/20 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur britanike, Adele pasi u nda nga bashkëshorti, duket se ka filluar lidhje të re, me reperin Skepta.


Por, tani ka një problem për këngëtaren e njohur.


Adele dhe modelja, Naomi Campbell kanë nisur një luftë të hapur me njëra-tjetrën, për të fituar vëmendjen e reperit Skepta.



Burime pranë këngëtares kanë thënë se Adele kalon shumë mirë në shoqërinë e reperit dhe ata të dy kanë nisur të afrohen me njëri-tjetrin që vitin e shkuar.


“Adele ka një afeksion ndaj Skeptas, por ajo është në konkurrencë të vërtetë me Naomin. Adele insiston se thjesht po argëtohen, por të gjithë e dinë se ajo dhe Naomi janë të çmendura pas Skeptas dhe të dyja po shpresojnë për diçka serioze”, kanë thënë disa burime shumë të afërta me Adele për revistën “Heat”.

Lexo edhe :  Shoqe si ato të dyja! Rihanna flet me krenari për Adelen dhe transformimin e saj

Këngëtarja i dha fund lidhjes me bashkëshortin Simon Konecki vitin e shkuar dhe pak kohë pas divorcit u përfol për një romancë mes saj dhe Skeptas. Muajin e kaluar, të dy ata u panë bashkë në Londër dhe dëshmitarët thanë se Adele e Skepta dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë, Skepta festoi ditëlindjen dhe për nder të ditës së veçantë, ajo i bleu atij një varse ari, vlera e së cilës arrin 20 mijë dollarë.

Ndërkohë, thuhet se Naomi ka qenë në lidhje me reperin në vitin 2018-të pasi u shfaqën bashkë në një kopertinë për revistën “GQ”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas