Adelina Ismaili, një nga këngëtaret më të njohura kosovare, por që kohët e fundit është në hije për sa i përket tregut të muzikës, ka shpjeguar për herë të parë takimin e saj me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Ajo tha se gjatë kohës kur ishte 14 vjeç, ishte bërë trend që të takohesh me Rugovën, shkruan Express.
“Ne kemi caktuar termin, e kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde e dërguan tek ai, ta shohim si duket”.
Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një takim dhe e gjithë familja kishin shkuar ta takonin.
“Mami e pat kontaktu dikë tek shoqata e shkrimtarëve e kishte caktuar termin. E gjithë familja shkuan e takuam, pavarësisht se isha shumë skeptike për të, kur je adoleshente e prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha ajo e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7,