Aktualitet

Ademi kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme – Situata aktuale në Shkodër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 01/02/21 |
mapo.al

Reshjet intensive të shiut gjatë pasdites së djeshme dhe natës e kanë përkeqësuar situatën në Shkodër, që vazhdon e përmbytur prej gati një muaji.






Bashkia njofton se janë 3005 ha tokë që ndodhen në ujë.


Oboti vijon të jetë fshati që shfaq më shumë problematika; rruga është e pakalueshme me mjete të larta, pasi niveli i ujit arrin rreth 110-120 cm.





Sakaq, nisur nga situata, kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi, ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.



Njoftimi i plotë i Bashkisë Shkodër:


Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3005 Ha

Tokë e pakultivuar 605 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 2120 Ha

Grurë 150 Ha

Bimë Dekorative 87 Ha

Pemtore 40 Ha

Sera 3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha

Grurë 45 Ha

Pemtore 35 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 290 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe  80 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 40 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe  150 Ha

Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Tokë e pakultivuar 25 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha

Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas