“Kryeministri Rama është një figurë në rënie prandaj rrefuzojë që ta komentojë”,- ka thënë gazetari dhe moderatori Adi Krasta në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, në “News24”.
Ai tha se do të dëshironte ta shmangte një koment për kreun e qeverisë, me të cilin ka pasur përplasje të forta në të kaluarën.
Por megjithëse tha se, nuk donte të bënte komente ai, e quajti Ramën “një figurë në rënie”.
“Zakonisht në bisedat njerëzore me njerëzit e fundit. Është shumë e lehtë për të biseduar për njerëzit e rëndësishëm. Nuk do të kisha dashur që intervista e sotme të lidhet me kryeministrin. Nuk do të doja ta gjykoja atë. Unë nuk flas përgjithësisht për figura në rënie”,- tha Krasta në “Studio e hapur”.
“Në ktë vend kanë dështuar figura të mëdha dhe të rëndësishme nga Noli, Konica etj.”,- ka thënë më tej Krasta.
Në lidhje me debatin për marrëdhëniet mes Ramës dhe mediave, Krasta tha se, “problem është kanabisi dhe jo media”.
Sipas tij, ka gazetarë të mirë dhë të këqinj, të devotshëm dhe jo të devotshëm, të talentuar dhe jo të talentuar…
“Në këtë vend është e vështirë të qëndrosh në këmbë. Duhet të jesh shumë i ndershëm, dinjitoz, i përkushtuar që të sigurosh mosrënien e pashmangshme”, – tha Krasta.
Ado paske mbetur edhe ti nje cope car i pandryshueshem,, keshtu qe edhe une spo e zgjas me komente te shumta
hajde shnet o palle