Duhet të ishte personi i cili do të shpëtonte Francës nga ndonjë gol i sigurtë, por mbrojtësi Adil Rami i ka bërë ‘gjelat’ me zemër 2 ditë para Botërorit pasi ka dëmtuar Mbappe-n në stërvitje.
Futbollisti i blerë nga Paris SG për 180 mln euro pritej të ishte ‘ylli’ i skuadrës në Botëror, por duke parë mënyrën sesi u largua nga stërvitja ka pak shpresa që ai të luaj në ditët e ardhshme.
Një ndërhyrje nga prapa e Rami ka lënë të shtrirë në tokë Mbappe-n. Në orët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth dëmtimit të 19-vjeçarit.
Kujtojmë që ndeshja e parë e Francës në Botëror është ditën e shtunë, më 16 qershor kundër Australisë.