Tuesday, February 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Administrata pa paga, reagon Ministria e Financave

by mapo.al
06/11/2019
in Aktualitet, Ekonomi
0

Data shënon 6 nëntor, por një pjesë e punonjësve në shtet, ende nuk kan marrë pagat. Sipas Ministrisë së Financave fajtor janë disa prej institucioneve që kanë vonuar urdhër-shpenzimet.

“Vonesat e pagesës së pagave të disa institucioneve nuk kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të Thesarit, por për shkak të mos paraqitjes së urdhër – shpenzimeve nga ana e disa institucioneve“, – thotë Ministria e Financave.



Reagimi i plotë:

Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për sa i përket vonesave te pagave të punonjësve buxhetorë sqarojmë se:

Vonesat e pagesës së pagave të disa institucioneve nuk kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të Thesarit, por për shkak të mos paraqitjes së urdhër – shpenzimeve nga ana e disa institucioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit është përgjegjëse për realizimin e pagesave në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë. Për të zbatuar këtë detyrë DPTH aprovon shpenzimin në zbatim të kërkesave të kontrollit që burojnë nga aktet ligjore dhe nënligjore. Në zbatim të urdhrit të Ministrit, DPTH autorizon pagesën e pagave, vetëm nëse shoqërohet së bashku me deklaratën e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që çështje të kësaj natyre të mos cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.

Tags: administrata pa rrogatpunonjesit ne shtet pa paga

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin
Bota

Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin

06/02/2023
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Next Post
Ish-ministri : Si u transportua mishi nga Brazili, kur Europa i ka vënë embargon?

Panariti: AKU, gjoba marramendëse bizneseve të vogla, ulën qepenat

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In