fbpx

Aktualitet

Administrativja rrëzon UT për Kopshtin Botanik, PD: Grabitje





               Publikuar në : 20:06 - 14/11/19 |
mapo.al

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lidhur me kundërshtinë që ata i bënë vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës.


Gjykata i ka dhënë kështu të drejtë pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.



Gjykata Administrative e Apelit argumentoi sot se padia e Rektorit dhe e Dekanit është ngritur në kundërshtim me ligjin. Sipas saj, organi që mund të shqyrtojë këtë akt të Këshillit të Ministrave është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe për këtë qëllim padia e paraqitur nga universiteti duhet të rrëzohet dhe të mos merret në shqyrtim.


Sakaq, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, nëpërmjet ish-deputetit Luciano Boçi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Boçi shkruan se ajo që po i bëhet Kopshtit Botanik, është grabitje.

Potimi i plotë

GRABITJE E DREJTË
E tillë është konsideruar grabitja që i bënë Kopshtit Botanik, Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria.
Gjykata Administrative nuk ka pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së 510.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar.
I gjen kudo me VKM, me ligje speciale, emërime me shumicë votash….
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse vendimi ishte marrë nga ekzekutori i drejtësisë, vetë kryeministri dhe dukej si përrallë shfuqizimi.
Nga ai që ka kapur institucionet e Drejtësisë, po rrëmben Gjykatën Kushtetetuese dhe që kjo administrativja i duket si zbavitje.
Pas kësaj Bashkia Tiranë nuk do merret vetëm me punë botore por dhe me punë shkencore…
Rroftë liria akademike e Bashkisë!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas