Aktualitet

Adoleshenti që fiton 60 mijë paund duke “luajtur” në internet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:57 - 21/04/19 |
mapo.al

Një adoleshent ka shpenzuar 150 paund, duke fituar më shumë se 60,000 paund, në vetëm disa muaj, duke luajtur në tregjet e parasë. Ai ka arritur të fitojë falë këshillave që ka mësuar në internet. Edward Ricketts, 16 vjeç, krijoi aftësi për të tregtuar, pasi pa një ekspert të këmbimit valutor në Instagram duke u mburrur me fitime të larta, makina të shtrenjta dhe rroba të krijuara posaçërisht për të.


Për të arritur suksesin, adoleshenti kaloi deri në pesë orë në ditë duke parë video në YouTube se si të fitojë para duke blerë dhe shitur monedha globale në internet. Në vetëm tetë muaj, ai ka kthyer kursimet e tij prej 150 paund në 61 mijë paund.



Edward – që mendohet të jetë tregtari më i ri i Britanisë së Madhe në shkëmbimin e kriptomonedhave, i bëri fitimet e tij më të mëdha duke ndjekur lajmet.


I riu, i cili jeton në Walthamstow, në Perëndim të Londrës, me babanë roje sigurie dhe dy vëllezër, tha: “Unë ndjek lajmet sepse sjellin ndryshime masive. Paundi është prekur nga Brexit dhe unë kam përfituar”.


Etiketa: , , ,

Pas