Aktualitet

Adriana i kthehet komentuesve që e gjykojnë për lidhjen me futbollistin afrikan









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 19/02/21 |
mapo.al

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi, këtë vit vendosi për herë të parë që të bëhet pjesë e politikës.



Matoshi garoi në krah të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme 2021, të mbajtura në Kosovë.


Aktorja përgjatë kësaj periudhe, u përkrah gjerësisht nga kolegët dhe artistët, e ndër ta ishte edhe humoristi Don Pifiqi, i cili vjen nga Gjilani, i njëjti qytet ku ka lindur edhe Adriana.




Pifiqi, shpërndau në faqen e tij zyrtare në Facebook link-un e profilit të Adrianës, dhe shkruante “Urime Adriana Matoshi.”



Matoshi ka falenderuar humoristin për mbështetjen që i ka dhënë. Po ashtu, në këtë postim vihet re përgjigjia e ashpër që aktorja i ka dhënë një komentuesi, i cili e paragjykon atë për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.


“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, i është përgjigjur aktorja komentuesit.

Lexo edhe :  Adriana Matoshi merr statusin ‘deputete’! Ja sa vota mori aktorja e njohur

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas