Aktualitet

Adriana Matoshi merr statusin ‘deputete’! Ja sa vota mori aktorja e njohur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:33 - 04/03/21 |
mapo.al

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë u shpallën sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.





Ajo që kryeson këtë listë është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95 përqind të votave, Partia Demokratike me 16.9 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 përqind dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 përqind.


Pjesë e parlamentit do të jetë gjithashtu edhe aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi. Nga rezultatet përfundimtare, mësohet se ajo ka arritur të marrë 10 mijë e 403 vota.




Matoshi është deputete në Lëvizjen Vetvendosje. Vihet re se ajo ka lënë pas me vota dhe deputetë të njohur të kësaj partie si  Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.


Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për mediat në Kosovë ajo ka treguar se nuk e ka pasur kurrë këtë si synim në jetë. Megjithatë ajo është shprehur se kandidimi si deputete erdhi si rezultat i zhgënjimit si qytetar i thjeshtë, si nënë e gjithashtu edhe si artiste.


Më 20 janar lideri i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar se aktorja është anëtarësuar në partinë e tij. Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, të cilin e ka nisur me “O sa mirë”. Ai ka thënë se Matoshi sipas tij është ndër aktoret më të mira shqiptare dhe njëkohësisht më të kërkuarat.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas