Në avionin me të cilin do të trasportoheshin 10 milionë Euro drejtë Vjenës ishte pasagjer ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Sipas gazetares Klodiana Lala kjo gjë është konfirmuar gjatë kohës kur pasagjerët janë marrë në pyetje nga policia.
“Në avionin që do të nisej nga Tirana drejt Vjenës ishte dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Kjo ështe konstatuar në momentin kur Policia ka hyrë brenda në avion dhe ka pyetur pasagjerët”- u shpreh gazetarja.
Duhet thënë se Adriatik Llalla është zhdukur nga jeta publike në Shqipëri që prej kohës kur i mbaroi mandati (Nëntor 2017). Madje ai nuk u paraqit as në seancat e KPK-së.