Aktualitet

Adriatik Llalla shpallet në kërkim nga Policia, çfarë rezulton nga sistemi TIMS














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 22/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me dy vite burg shpallet në kërkim, pasi policia nuk e gjeti në banesë.






Mësohet se ish-kryeprokurori ndodhet jashtë vendit. Nga sistemi Tims rezulton se Llalla ka dalë jashtë vendit dy javë më parë.


Adriatik Llalla u dënua sot nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, duke lënie në fuqi vendimin e shkallës se parë.







Llalla u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.



Po ashtu, ish-kryeprokurorit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Lexo edhe :  Policia aksion në shtëpinë e pabanuar të Llallës


Në një prononcim për mediat avokati Sokol Hazizaj bëri me dije se Llalla ndodhet në regjim spitalor, ndërsa e konsideroi vendimin e dënimit si të padrejtë.

LEXO EDHE:

Policia aksion në shtëpinë e pabanuar të Llallës

1


Etiketa: ,

Pas