Modelja Adrola Dushi ka treguar ngahera se ka një lidhje shumë të ngushtë shpirtërore me familjen dhe se nuk resht së qenuri krenare për rrënjët e saj.
Së fundmi, ajo ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqet përkrah nënës dhe babait, të cilën e bashkëshoqëron me shkrimin: “Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur, kujtoj e bija e kujt jam dhe drejtoj kurorën time”.
Risjellim në vëmendje se Adrolën do ta shohim këtë fundvit në drejtimin e festivalit “Kënga Magjike”.
https://www.instagram.com/p/B1wyYiLgefx/