Modelja Adrola Dushi është komentuar gjithnjë si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Së fundmi, ajo është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e saj private pas divorcit nga Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë. Adrola ka zbuluar në “Prive” se e ka përjetuar tradhtinë, ndonëse nuk ka bërë me dije nëse ka qenë ish i shoqi që e ka lënduar apo jo.
“E urrej tradhtinë. Jo vetëm tradhtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lenduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon”-ka treguar ajo.