Adrola Dushi ka përfituar një mundësi të artë punësimi në Amerikë, ku prej vitesh po punon si modele. Revista “Who” ka bërë të ditur se Adrola ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”.
“Wilhelmina Models” është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe atë të personazheve të njohur. Ajo është krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Ëilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.
Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Lewis, Shawn Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachowski, Barbie Ferreira, Robyn Lawley, Sora Choi, Anne de Paula e te tjera.
Për modelen shqiptare, punësimi pranë një kompanie të tillë mund të cilësohet padyshim si një nga sukseset më të mëdha në karrierë.